E rëndë! Shpërthen eksplozivi brenda xhamisë, plagosen 20 persona
Një shpërthim ka ndodhur ditën e sotme në një xhami në Afganistan, ku si pasojë 20 persona kanë mbetur të plagosur.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se shpërthimi ka ndodhur në provincën Nangahar dhe deri më tani nuk dihet nëse ka viktima si pasojë e shpërthimit.
Sipas dëshmitarëve shpërthimi që la të plagosur 20 persona ka ndodhur rreth orës 13.30 me orën lokale.
Eksplozivi mësohet se kishte qenë vendosur brenda xhamisë, ndërkohë që nuk dihen detaje se nga kush.
Afghanistan : Vendredi, une explosion dans une mosquée de la province agitée de Nangarhar en Afghanistan a fait des morts et des blessés, a déclaré un responsable Taliban. pic.twitter.com/Yc21nu5gtV
— Rebecca Rambar (@RebeccaRambar) November 12, 2021
Kujtojmë se dy shpërthime të fuqishme ndodhën në xhami në Afganistan muajin e kaluar.
Një xhami në qytetin afgan Kandahar vrau rreth 32 persona, ndërsa më shumë se 50 u plagosën rëndë gjatë shpërthimit. Ndërkohë 7 ditë më vonë ndodhi dhe një shpërthim tjetër në provincën Kaduz, ku 100 persona mbetën të vrarë.