Dozë e tretë e vaksinës kundër Covid për të gjithë të rriturit në Norvegji

Norvegjia planifikon të ofrojë dozën e tretë të vaksinës për të gjithë të rriturit, 18 vjeç e lartë.

“Secilit person 18 vjeç e lart do t’i ofrohet doza e tretë e vaksinës vitin e ardhshëm”, tha sot (12 nëntor) kryeministri Jonas Gahr Stoere në një konferencë për mediet.

Norvegjia deri më tani ka dhënë dozën e tretë të vaksinës për personat 65 vjeç e lartë.

Ndërsa 87% e të rriturve në Norvegji kanë marrë të paktën dy doza vaksinash kundër COVID-19, infeksionet dhe shtrimet në spital po shtohen dita ditës.

Norvegjia përdor vaksinat e prodhuara nga Pfizer/BioNTech dhe Moderna. Prej shtatorit, Norvegjia ka nisur vaksinimin e të gjithë personave 12 vjeç e lart.