Fotografuan pallatin e Erdoganit në Stamboll, çifti izraelit arrestohet për spiunazh

Një çift izraelit u arrestua në Turqi të martën (10 nëntor), pasi akuzohet për spiunazh, sepse fotografuan rezidencën e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan  në Stamboll.

Ministria e Jashtme izraelite tha të enjten se ishte në dijeni të incidentit, sipas "haaret".

Nga raportimet në mediet turke, çifti ka qenë në një restorant në Stamboll, momentin kur i bën  foto pallatit të Erdoganit.

Sipas burimeve në mediet vendase, thuhet se çiftin e ka denoncuar në polici kamarieri i restorantit. Megjithatë, sipas avokatit të çiftit, fotografia është realizuar brenda një anijeje dhe jo nga restoranti. Hetimi iu dorëzua shërbimit kundër terrorizmit të Turqisë. Pritet që çifti të dalë sot para Gjykatës.

Çifti izraelit, i akuzuar për spiunazh, dyshohet se i ka dërguar foton dikujt, nëpërmjet WhatsApp , duke shkruar “Shiko shtëpinë e Erdoganit. Shihni sa e bukur është”.