Kriza në kufirin Bjellorusi-Poloni, NATO: Po monitorojmë situatën, Bjellorusia të ndërpresë veprimet

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në kufirin Bjellorusi-Poloni.

Në një deklaratë për mediat NATO tha se po monitoronte për çdo përshkallëzim të mundshëm të situatës në kufijtë e anëtarëve të saj me Bjellorusinë, pasi parashutistët bjellorusë dhe rusë zhvilluan stërvitje të përbashkëta pranë Polonisë.

“Ne do të mbetemi vigjilentë ndaj rrezikut të përshkallëzimit dhe provokimit të mëtejshëm nga Bjellorusia në kufijtë e saj me Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë dhe do të vazhdojmë të monitorojmë implikimet për sigurinë e Aleancës. Aleatët e NATO-s i bëjnë thirrje Bjellorusisë të ndërpresë këto veprime, për të respektuar të drejtat e njeriut dhe liritë themelore dhe për t’iu përmbajtur ligjit ndërkombëtar”, tha në një deklaratë Këshilli i Atlantikut të Veriut, organi kryesor vendimmarrës politik i NATO-s.

 

Ndërkohë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se aleanca ushtarake dënoi Bjellorusinë për veprimet e saj që synojnë vendet anëtare Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë dhe i bëri thirrje asaj që të respektojë të drejtat e njeriut.

Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë tha se stërvitjet ishin “në lidhje me ndërtimin e aktivitetit ushtarak pranë kufirit shtetëror të Republikës së Bjellorusisë.