Nobelistja e Paqes i jep fund beqarisë, foto nga ceremonia e kurorëzimit
Fituesja e çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai është martuar me partnerin e saj, gjatë një ceremonie islamike në Birmingham, Indi.
24-vjeçarja, e cila jeton në Britani , tha se ajo dhe bashkëshorti i saj, janë martuar në Birmingham dhe kanë festuar kurorëzimin e tyre në shtëpi me miqtë dhe familjarët, shkruan BBC.

“Sot është një ditë e çmuar në jetën time. Asher dhe unë u martuam për të qenë bashkë përgjithmonë”, ka shkruar ajo në Twitter, duke shtuar katër foto në postimin e saj.

Malala nuk dha asnjë informacion tjetër në lidhje me burrin e saj, përveç emrit të tij. Përdoruesit e internetit thonë se Asher Malik është menaxher i përgjithshëm i Qendrës së Performancës së Lartë të Bordit të Kriketit në Pakistan. Reuters nuk e ka konfirmuar këtë informacion.
Në korrik të këtij viti, Malala tha për British Vogue se nuk ishte e sigurt nëse do të martohej ndonjëherë.

“Nuk e kuptoj pse njerëzit duhet të martohen. Nëse dëshiron të kesh një person në jetën tënde, pse duhet të nënshkruash certifikatat e martesës, pse të mos jesh thjesht një shoqërues?", kishte deklaruar Malala.

"Squid Game" do të rikthehet me sezonin e dytë
10 Nëntor, 07:53


