Dy byzylykë 8 milionë dollarë/ Vlera marramendëse e stolive të Mbretëreshës (foto)

Dy byzylykë mbretërorë që kanë udhëtuar nëpër kohë për të rrëfyer një ndër epokat më të rëndësishme të historisë franceze, me shkëlqimin, lavdinë dhe dramën e saj, janë shitur në një ankand në vlerën e 8 milionë dollarëve në Gjenevë.

Byzylykët të përbërë nga 112 diamantë, dikur i përkisnin Marie Antoinette, mbretëresha e fundit para Revolucionit Francez, e cila u ekzekutua në Paris në moshën 37-vjeçare, në tetor 1793.

Dy byzylykë 8 milionë dollarë/ Vlera marramendëse e stolive

"Stili i saj përcakton estetikën unike të Versajës: e pasur dhe mbretërore, por rinore dhe romantike. Një grua me shije të jashtëzakonshme, atëherë dhe tani," tha presidenti i Christie's Europe, Francois Curiel.

Byzylykët, 18,7 centimetra të gjata dhe secila me peshë 97 gram, janë vënë në punë rreth vitit 1776.

Dy byzylykë 8 milionë dollarë/ Vlera marramendëse e stolive

"Origjina e tyre mbretërore është e patëmetë; jo vetëm që linja e tyre e trashëgimisë është e pathyer dhe e gjurmueshme nga viti 1776 e tutje, por byzylykët janë paraqitur në dy piktura të famshme historike," tha Curiel.

“E shihje që i donte diamantet, shihje se ishte një pasion, reflektohet në këto dy byzylykë. Është një pjesë e historisë", shprehet specialistja e stolive të Christie's Marie-Cecile Cisamolo.

Dy byzylykë 8 milionë dollarë/ Vlera marramendëse e stolive

Kur mbreti Louis XVI, gruaja e tij Marie Antoinette dhe fëmijët e tyre u përpoqën të largoheshin nga Revolucioni Francez në mars 1791, xhevahiret mbretërore u kontrabanduan jashtë vendit në besimin e një të besuari në Bruksel. Më pas ato u dërguan te të afërmit në atdheun austriak të mbretëreshës dhe u përcollën ndër breza./ORA News/