Plas sherri në studio/ Dajana Shabani-Ujkut të Shijakut: Ti do flasësh sa herë të pyes unë dhe pikë

'Ujku i Shijakut', ishte dje në një lidhje skype në emisionin D-Night, por jo çdo gjë shkoi ashtu siç pritej gjatë transmetimit live.

Momente tensioni dhe itritimi shfaqi 'ujku' kundrejt moderatores Dajana Shabani ku i drejtohej se nuk po e linte të fliste në intervistë.

"O Dajana do më lësh të flas apo do bëjmë humor tani, do bëjmë intervistë apo humor".

Dajana i kujtoi se ishte ajo moderatorja dhe nëse nuk ndiqej linja e saj ndërpritej intervista.

Duket se 'ujrat' u qetësuan por nuk ndodhi kështu pasi përsëri pati një debat .

Ujku i Shijakut: A do flasim me radhë tani se unë s'po...

Dajana Shabani: Ore ti se s'po kuptohemi, ti do flasësh sa herë të them unë. Ti do flasësh sa herë të pyes unë dhe pikë. Ti do kthesh përgjigje sa herë të pyes unë do apo s'do dhe pikë.

Dajana Shabani me këtë përgjigje i vendosi pikat mbi 'I' duke e vazhduar intervistën në linjën e saj.

Për më shumë ndiqni videon:

D-Night transmetohet nga e hëna në të enjte në RTV ORA 23:00 Live nga Dajana Shabani