Situata në Ballkan, Mediu dorëzon rezolutë në Kuvend: Tensione me rrezikshmëri për ringjalljen e luftës
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu në një deklaratë për mediet u shpreh se do të paraqesin në Kuvendin e Shqipërisë një projekt-rezolutë në raport me zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit. Ai e shikon si shqetësuese situatën në rajon dhe rritjen e tensioneve ndëretnike në Ballkan.
Mediu: Është një situatë shqetësuese që duhet të na bëjë të jemi të gjithë në një zë, një qëndrim dhe një frymë bashkëpunimi. Rezoluta thekson se Kuvendi i Shqipërisë duke ndjekur rritjen e tensioneve ndëretnike në rajonin tonë, tensione me rrezikshmëri të lartë për ringjalljen e konflikteve të përgjakshme, të cilat janë në thelb të lidhura me politikën e Serbisë ndaj fqinjëve të vet.
Duke u bashkuar me shqetësimin e shprehur nga PE, Republika Srpska për t’u shkëputur nga Bosnja, që çon në shembjen e marrëveshjes së Paqes së 1995, duke i parë të ndërlidhura narrativat e Vucic, kuvendi vendosi; si anëtare e përkohshme në dy vitet e ardhshme në OKB të përcaktojë objektivat për rajonin dhe Kosovën. Të shtohet mbështetja për integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Shpresoj dhe besoj se nuk jemi në prag lufte, por Shqipëria duhet të marrë hapat parandalues. Si vend anëtar në NATO, duhet ta shtrojmë në NATO.
