Operacioni në Korçë, policia informacion zyrtar: 4 persona të arrestuar, sekuestrohen 114 kg kanabis

114 kilogram drogë janë kapur në Korçë në një operacion të gjerë që nisi mbrëmjen e së shtunës. 4 persona ranë në prangat e policisë, mes tyre avokati Joni Mosku i cili tentoi të kalonte 66 kilogram drogë drejt Greqisë përmes pikës kufitare të Goricës. Nga 4 të arrestuarit 3 prej tyre ishin me precedent penalë, ndërsa një 21 vjeçar ishte nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie”

4 shtetas kanë rënë në prangat e policisë së Korçës mbrëmjen e djeshme për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Mes këtyre shtetasve ka qene edhe një avokat i cili përmes doganës së Goricës ka tentuar që të kalojë në shtetin Helen 66 kilogram lëndë narkotike kanabis sativa, ndërkohë në total ne total janë sekuestruar 114 kilogramë kanabis, dhe po ashtu 4 mjete qe te arrestuarit bënin trafikimin e lendëve narkotike.

Ligor Romaçka, 29 vjeç, avoakti Joni Mosku, 36 vjeç, Idriz Manej, 66 vjeç dhe Albion Çiko, 21 vjeç janë personat e arrestuar në kuadër të operacionit ‘Restart’, i cili u finalizua pas një hetimi 2 javor.

Në këtë operacion 4 personat që përbënin një grup të strukturuar kriminal kishin rolet e tyre, shumica transportues të lëndës narkotik.

Mes të arrestuarve është edhe Albion Cciko, i cili kishte masën e sigurisë “arrest shtëpie” por  në të njëjtën kohë merrej edhe me trafikim të lëndëve narkotike.

Nga ana tjetër Ligor Romaçka, u kap në aksin Zvezvdë - Gorice në mjetin BMË X3, ndërsa ky person  bënte të mundur qarkullimin e mjeteve të transportit të drogës.

Gjithashtu gjatë kontrollit të një magazine në lagjen nr. 1 në Korçë, të marrë në përdorim nga Ligor Romaçka, në brendësi të një mjeti tip "Opel Meriva", pa targa, pa dokumentacion, u gjet një sasi tjetër prej 48 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe një presë që shërben për paketimin e lëndës narkotike, si dhe gjatë kontrollit të banesës së tij, u gjet një armë sportive tip pistoletë.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale ishin edhe dy shtetasit Idriz Menaj, në rolin e poseduesit të lëndës narkotike dhe shtetasi Albion Çiko, i cili kishte kryer modifikimin e mjetit, me qëllim fshehjen e sasisë së lëndës narkotike.

Në  këtë operacion është edhe shtetasi Andrea Ciko, babai i Albion Cikos, i cili dyshohet si pjesë e trafikimit të lëndës narkotike.

Në përfundim të oepracionit, policia njoftoi se janë sekuestruar në total 114 kilogram lëndë narkotike kanabis, 1 armë sportive tip pistoletë, 4 automjete, 6 aparate celularë dhe 1 pajisje metalike  e cila shërbente për paketimin e lëndës narkotike.

Joni Mosku, Idriz Manej dhe Albion Çiko tre nga katër të arrestuarit ishin me precedent të mëparshëm kriminal, kryesisht në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, por pavarësisht kësaj duket sikur ata nuk kanë ndaluar aktivitetin e tyre kriminal.