Gjokutaj: Nëse Basha ka mbështetjen e partisë, ta lërë Berishën të thyejë qafën, por ai ka frikë
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma, Genc Gjokutaj, avokat u shpreh se Berisha ka zgjedhur foltoren, ndërsa Berisha procedurën.
Ai theksoi se nëse Basha e ka partinë, atëherë Basha le ta lërë që të thyej qafën, por Basha ndjen frikë dhe prandaj bën këto histori, që rrezikon ta çojë partinë drejt humbjes e zhbërjes.
Gjokutaj: Revolucioni nuk përfill procedurë, duan apo jo këta teknikët. Berisha ka zgjedhur foltoren, ndërsa Berisha procedurën. Kjo është e tmerrshme në një parti demokratik, ku përjashtohen njerëz. Berisha sot po kërkon që të ndërpritet cikli i humbjes. PD ka qenë dashnorja më e madhe e pushtetit të PS-së.
Nëse Basha e ka partinë, atëherë Basha le ta lërë që të thyej qafën. Por Basha ndjen frikë dhe prandaj bën këto histori, që rrezikon ta çojë partinë drejt humbjes e zhbërjes. Cilësia mes Berishës dhe Bashës është si dita me natën. Berisha si krijues i kësaj partie ka detyrimin që ta mbajë në shina.
