Sociologia Simo rrëfen si e kaloi depresionin paslindjes: Mos hezitoni të kërkoni ndihmë
Mëmësia është një nga ndjenjat më të bukura që zoti ju ka dhuruar nënave. Por lindja e një fëmije përveçse është një periudhë gëzimi e papërshkrueshme i mbush nënat me emocione të forta duke i vënë ato shpesh herë në situata ankthi dhe mërzitjeje, pasi tashmë jeta e tyre ka ndryshuar. Këto ndjenja të cilat mund të zgjasin shumë në kohë njihen ndryshe edhe si depresioni, pas lindjes.
Sociologia Marsi Simo bashkë me Psikologen Erlinda Murati dhe gazetaren Nanila Allkja në studion e pasdites " Jeto me orën" u ndalën tek eksperienca e tyre e mëmësisë. Sociologia Simo u shpreh se nuk ka formula por kjo gjendje është normale tek të gjitha nënat, ndaj roli i të afërmve dhe bashkëshortit është i rëndësishëm.
“Mendoj se çdo grua e kalon ,thjesht duhet të ketë njohuri dhe mbështetje, janë të rëndësishme që situata të mos agravojë" u shpreh ajo.
Psikologia Erlinda Murati u shpreh se gratë duhet të kërkojnë ndihmë kur ndihen keq.
"Nuk është turp të kërkosh ndihmë, bëjeni kur ndiheni keq". – tha ajo.
Ndërsa gazetarja Nanila Allkja u ndal tek mëmësia si një ndjenjë e jashtëzakonshme, duke thënë se dashuria për fëmijën të jep forcë për të hequr çdo frikë.
