Rama: PD si një zog 2-krenar që përpëlitet, por jo shqiponjë
Kryeministri Edi Rama ko komentuar edhe situatën e brendshme në PD duke e cilësuar si dy krerët e një zogu që po përpëlitet.
Rama theksoi se PD flet me një guxim për të admiruar sikur ka ardhur nga hëna në Shqipëri dhe nuk ka qenë në qeverisje më parë.
Rama: Borxhi është më i lartë dhe ka një pse, dhe kjo lidhet me faktin se midis momentin kur 74% e kemi unë në rreth 60%, kanë ndodhur tërmeti dhe pandemia, që kanë çuar në nevojën imediate për të marrë borxh, borxhin që ju u latë shqiptarëve ishte 74% dhe nuk kishte as tërmet e as pandemi, kur flisni ju për ato që flisni, është vërtetë për t’u admiruar është guximi që ju harroni se nuk keni ardhur nga hëna dhe as nuk keni ardhur në Shqipëri ditën që nisi kjo legjislaturë, ju keni qenë këtu, protagonistët e qeverisjes i keni këtu në të dyja krerët e zogut që përpëlitet se tani është e formalizuar që PD është një zog 2-krenar që përpëlitet, por jo shqiponjë, nuk e di se kujt do i ngjaj në fund, por jo shqiponjës.

