Video/ “Predha” e Nainggolan arrin 113 km në orë. Impresionon ish ylli i Romës

Radja Nainggolan i surprizoi të gjithë në verë kur snoboi Italinë për t’u rikthyer në vendlindje e për të luajtur me skuadrën e Antwerp në Belgjikë. Teksa ekipi luan shanset edhe në Europa League, mesfushori belg po bën mirë me ekipin e ri pavarësisht startit negative ndërsa dje ishte më i miri në fushë.

Antwerp mposhti rivalët e Anderlecht me rezultatin 2-0 teksa Nainggolan u bë protagonist në pjesën e parë me një predhë impresionuese.

Ish ylli i Romës që shquhet për goditje të forta, leshoi një në minutën e 30’ që fatmirësisht përfundoi në traverse pasi me një shpejtësi prej 113 km/orë, topi mund të godiste dhe të linte pasoja te ndonjë nga tifozët në shkallët e stadiumit. Ndiqni videon: