Skënderbeu regjistron fitoren e parë, i jep leksion Kukësit pas 100 minutash lojë

Në Korçë ka surpriza. Kur pritej reagimi i Kukësit pas humbjes në Kupën e Shqipërisë me Egnatian, në fakt erdhi prova e karakterit nga Skënderbeu që në javën e 8 të Superiores arrin të marrë 3 pikët e para.

Në një stadium të mbushur me tifozë korçarë, skuadra e Memellit arrin të bëjë mjaft mirë edhe pse miqtë ishin pranë golit të parët.

Pjesa e parë e luftuar nga të dyja ekipet u mbyll pa gola teksa e dyta ishte shumë emocionuese edhe falë Skënderbeut që zhbllokoi sfidën në 54’ me Dwumfor.

Kukësi rrit presionin në tentativën për të gjetur golin e barazimit por edhe pse krijojnë nuk arrijnë ta bëjnë ndërsa Skënderbeu shfrytëzon shumë mirë kundërsulmet dhe në 83’ i jep Kukësit nokautin final me golin e Mensah për të cilin u kërkua konfirmimi nga VAR.

Ekipi i Longos nuk ndalet së sulmuari dhe në sekondat e fundit mori një penallti përmes sistemit VAR dhe me Hilën në minutën e 100, shënon për statikstikë.

Skënderbeu kështu merr 3 pikë të arta që e largojnë nga fundi i tabelës ndërsa Kukësi betet sërish i dyti përkohësisht./Ora News/.