Erdogan nuk ndalet, shkarkon nga detyrat 9 konsujt e nderit në Turqi, sepse e kritikuan
Ministria e Jashtme turke ka njoftuar se do të shkarkojë nga detyra konsujt e nderit të nëntë shteteve në Turqi, pasi këta të fundit kanë kritikuar qeverinë e Erdoganit.
Sipas medieve vendase, konsujt që Ministria e Jashtme turke do të dëbojë janë konsulli i Suedisë në Antalia, i Britanisë në Mugla, i Belgjikës dhe Austrisë në Smyrna, i Rumanisë në Iskenderun, i Etiopisë në Konia, i Republikës Domenikane dhe Belizes në Stamboll dhe i Lituanisë në Nevsehir.
Konsujt e nderit zakonisht janë pa pagesë dhe përveç forcimit të lidhjeve tregtare dhe kulturore, kryejnë edhe disa detyra bazë konsullore.
Ata nuk gëzojnë “imunitet diplomatik” të plotë, por vetëm një imunitet të pjesshëm për detyrat e tyre.
Në Turqinë moderne aktualisht ka rreth 120 konsuj nderi, disa prej të cilëve janë biznesmenë të suksesshëm turq.
Sipas "DW' turke, vendimi për shkarkimin e konsujve të nderit erdhi pas një seri postimesh në rrjetet sociale, ku këta të fundit kritikonin qeverinë e Erdoganit.

Anulimi i identitetit të tyre diplomatik, i cili ishte lëshuar nga Ministria e Jashtme turke, u njoftua në një letër dërguar zyrave të ministrisë në 12 tetor. Çështja doli në dritë kur konsullata suedeze në Stamboll publikoi një njoftim në faqen e saj të mërkurën e kaluar.
"Konsulli i Nderit i Suedisë në Antalia nuk do të jetë në gjendje të ofrojë shërbime konsullore në këtë moment për shkak të kërkesës së autoriteteve turke për t'i dhënë fund mandatit të Konsullit të Nderit aktual Nil Sağır, i cili ka përfaqësuar Suedinë për disa vite dhe ", mandatin e të cilit e kishim zgjatur së fundi deri në vitin 2025”, thuhej në njoftim./ORA News/
Kosova mbetet i vetmi shtet në rajon pa vaksinë kundër HPV
7 Nëntor, 16:48


