Presidenti Erdogan shpall zgjedhjet më 14 qershor 2023
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2021, 20:17
Rexhep Tajip Erdogan u dha fund skenarëve për zgjedhje të parakohshme në Turqi, pasi paralajmëroi se turqit do të shkojnë në kutitë e votimit në fund të mandatit të tij pesëvjeçar.
Deklarata u bë gjatë fjalimit në inaugurimin e një spitali, ku presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se zgjedhjet do të mbahen më 14 qershor 2023.
"Më 14 qershor 2023, ne do të dalim fitimtarë, të bashkuar si vëllezër," tha ai.
Kohët e fundit opozita ka folur për zgjedhje të parakohshme për shkak të krizës ekonomike dhe sondazhet tregojnë se popullariteti i Erdoganit – veçanërisht tek të rinjtë – ka rënë.