Tragjedi/ Kamioni përplas 6 makina në autostradë, të paktën 19 viktima (video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Nëntor 2021, 16:10
Të paktën 19 persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në një aksident rrugor, në të cilin u përfshinë disa automjete.
Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur dje ( 6 nëntor) në një autostradë në Meksikën qendrore, thanë autoritetet.
Mësohet se një kamion është përplasur me 6 makina, disa prej të cilave kanë marrë flakë.
Midis viktimave është dhe shoferi i kamionit, tha në një deklaratë organi shtetëror që menaxhon sistemin federal të autostradave të vendit./Ora News/
Gjykata bllokon planet e Biden për vaksinimin
7 Nëntor, 15:43

