E vërteta për shëndetin e presidentit Erdogan, analisti: Raportet zyrtare përgenjështrojnë lajmin në media


Tridhjetë persona do të ndiqen penalisht për postimin e mesazheve “të rreme dhe të pabaza” në lidhje me shëndetin e presidentit Recep Tayyip Erdogan, sipas autoriteteve turke.

Abdylvehap Ejupi, analist për rajonin, në një intervistë për Rtv Ora thotë se raportet zyrtare e përgenjështrojnë lajmin që ka qarkulluar në media, duke pretenduar se Erdogan gëzon shëndet të plotë dhe se lodhja e tij ligjet me axhendën e ngarkuar.

"Është vërejtur njëfarë plogështie në disa raste ndonëse mund të jetë nga axhenda e stërngarkuar. Në bazë të informacioneve presidenti fle 4-5 orë gjatë ditës dhe mund të jetë nga kjo. Raportet zyrtare thonë se ai është mirë me shëndet ndërsa ditët e fundit kemi dhe disa video nga Ministria për Informacion të presidentit që luan basketboll me nxënës".

Erdogan bëri daljen e tij të fundit publike të dielën në samitin e G20 në Romë. Presidenti i Turqisë anuloi pjesëmarrjen e tij në Konferencën Ndërkombëtare të OKB-së për Ndryshimet Klimatike (COP26) në Glasgow, për arsye sigurie.

Në vitin 2011, Erdogan, në atë kohë kryeministër, iu nënshtrua një operacioni në zorrë, duke nxitur thashethemet për shëndetin e tij. Një nga mjekët e kishte mohuar se presidenti vuante nga kanceri.