Video/ Ministri vietnamez kritikohet pasi ushqehet me biftekë të veshur me ar nga Nusreti

Një ministër vietnamez është kritikuar pas një videoje që tregonte se po ushqehej me një biftek të veshur me ar të gatuar nga shefi i famshëm Nusret Gokce, i njohur si "Salt Bae".

Ministri i Sigurisë Publike, Gjeneral To Lam ishte duke ngrënë në restorantin e famshëm dhe të shtrenjtë të kuzhinierit në Londër, Nusr-e.

Kritikët kanë vënë në pikëpyetje zgjedhjen e vendit ku një pjatë bifteku kushton më shumë se paga mujore e ministrit.

Videoja u shfaq në llogarinë TikTok të zotit Gokce, por thuhet se u fshi pasi tërhoqi vëmendjen e medieve.

Restoranti në lagjen Knightsbridge njihet për menunë e tij të shtrenjtë.

Çmimet nuk janë të listuara në faqen e saj të internetit, por sipas rishikimeve, bifteku i mbuluar me ar varion nga 850 deri në 1,500 paund (1,140 deri në 2,015 dollarë).

Është e paqartë se sa ka qenë kostoja e faturës përfundimtare ose kush e ka paguar atë. Paga mujore e ministrit është midis 600 dhe 800 dollarë në muaj.

Delegatët ishin në Londër pasi morën pjesë në samitin e klimës COP26 të Kombeve të Bashkuara në Glasgow, Skoci.

Videoja, e postuar më 3 nëntor për 11 milionë ndjekësit e TikTok të zotit Gokce, tregoi kuzhinierin duke përgatitur personalisht pjata me biftek para delegacionit vietnamez.

Pavarësisht se u fshinë, videot arritën të shpërndaheshin gjerësisht në internet.

Aktivisti i të drejtave të njeriut Hoang Dung ishte një nga njerëzit e parë që postoi fotot në faqen e tij personale në Facebook dhe pyeti pse duhej të mbahej një darkë pune në një restorant kaq të shtrenjtë.

Shumë përdorues të medieve sociale denoncuan vaktin e pasur dhe e krahasuan atë me varfërinë në Vietnam.

"Paratë e mia të taksave janë përdorur për luks," citoi Radio Free Asia të thoshte një person.

"Vietnami është ende i varfër, por ministri po shijon një darkë në një vend kaq luksoz," shkroi përdoruesi i Facebook, Mung Tin Ngo.

Video/ Ministri vietnamez kritikohet pasi ushqehet me biftekë të

Të tjerë mbronin darkuesit, duke theksuar se ata kanë të drejtë për një kompensim shpenzimi gjatë udhëtimeve të punës, ndërsa të tjerë sugjeruan se mund të jenë ftuar në restorant nga një palë e tretë që ka paguar.

Vietnami, i cili dikur ishte një nga vendet më të varfra në botë, ka përjetuar rritje të konsiderueshme ekonomike gjatë 30 viteve të fundit , megjithatë shumica e popullsisë ende jeton nën kufirin e varfërisë.