Broja rikthehet nga dëmtimi, Southampton mund 1-0 Aston Villan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2021, 22:54
Southampton vijon me formën e mirë në Premier League, duke fituar një tjetër ndeshje të rëndësishme. Në shtëpi përballë një rivali si Aston Villa, skuadra e Hasentuttl vuajti per të marrë 3 pikë teksa Armando Broja e nisi nga stoli pas dëmtimit që sapo kishte kaluar.
Sulmuesi shqiptar u fut në minutën e 81’ në fushë nga trajneri, i cili nuk rrezikoi shumë me bomberin kuqezi për të mos pësuar një tjetër problem fizik.
Gjithsesi, ndeshja u vendos nga një gol që në minutën e 3’ nga Adam Armstrong që i jep fitoren e tretë në 4 ndeshjet e fundit ekipit të Southampton./Ora News/.
