Leksioni për fëmijët nga Shaq O’Neal: Nuk jemi të pasur, jam unë i pasur. Studioni që të fitoni!

Shaquille O’Neal është një nga lojtarët më emblematikë të NBA, një legjendë e vërtetë që sot është në rolin e komentatorit të këtij sporti në SHBA. 49-vjeçari ka fituar 4 tituj kampionë në NBA dhe ka fituar siç e ka deklaruar edhe vetë 286 mln dollarë në 19 sezone si profesionist.

Sot, të ardhurat e tij janë rritur dhe arrijnë deri në 400 mln USD dhe legjenda e basketbollit ka një mesazh të fortë dhe domethënës për fëmijët e tij.

“Duhet të mësojnë se çfarë është impenjimi dhe të bëjnë vet rrugën e tyre në botën e punës me këmbët e veta. Janë pak të nervozuar me mua dhe nuk më kuptojnë ndërsa unë ua përsëris shpesh “Nuk jemi të pasur, jam unë i pasur”, u shpreh ish ylli i basketbollit.

O’Neil kërkon të tregojë që gjithsecili duhet të luftojë dhe të jetë i zoti për të bërë gjëra të mëdha siç ai e nisi nga zero pasi vinte nga lagjet më të varfëra të New Jersey dhe fëmijëve u kërkon gjithmonë të luftojnë dhe të mos presin gjëra gati nga i aty i tyre.

“Fëmijët e mi e dine që ky është rregull i vetëm, të studiojnë. Nuk më intereson nëse luajnë basketboll. Duhet të kenë një diplomë universiteti nëse duan që unë të investoj në nismat e tyre. Nuk do t’u jape atyre asnjë qindarkë sepse janë fëmijët e mi, duhet ta fitojnë”, deklaroi Shaquille O’Neal./Ora News/.