Video/ Conte debuton me fitore te Tottenham, Mourinho ndalet edhe me titullarët nga Bodo
Antonio Conte ka nisur në mënyrën më të mirë por me shumë vuajtje aventurën në krye të Tottenham. Në ndeshjen e radhës në Conference League, Spursat fituan me shumë vështirësi 3-2 në Londër ndaj Vitesse ku dalja me të kuq e Romero në 59’ vështirësoi këtë sukses që gjithsesi mban në lojë ekipin anglez për kualifikim.
Rennes ndërkohë mban kryesimin falë suksesit minimal 1-0 ndaj NS Mura në Grupin G.
Ndërkaq, Mourinho e pëson sërish nga Bodo Glimt dhe kësaj radhe me titullarët. Trajneri portugez në sfidën e parë ku humbi 6-1 ia vuri fajin rezervave, Kumbullës dhe 3 të tjerëve por sot me më të mirët nuk shkoi më shumë se 2-2.
Ky barazim e lë në vendin e dytë Romën që duhet të fitojë domosdoshmërisht 2 ndeshjet e tjera në Grupin C për të synuar vendin e parë./Ora News/.
