Conference League, Alkmaar pranë kualifikimit, ndalet Baseli (Video)

Conference League, Alkmaar pranë kualifikimit, ndalet Baseli (Video)

Edhe ndeshjet e katërta të Conference League nuk dhanë ende një verdikt për ekipe që kualifikohen. Az Alkmaar në Grupin D është shumë pranë kalimit direkt në fazën tjetër pas fitores së pastër 2-0 ndaj rumunëve të Cluj.

Golat nga një pjesë të Gugmundsson dhe Pavlidis siguruan 3 pikë dhe vendin e parë për holandezët që duan 1 pikë për të siguruar kualifikimin, falë edhe barazimit 2-2 në sfidën tjetër, Randers-Jablonec.

Basel ku luajnë Taulant Xhaka, Edon Zhegrova, (të dëmtuar) dhe Pajtim Kasami nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertën me Omonia Nicosian në Grupin H duke mbajtur vendin e dytë. Qarabag kryeson falë fitores 2-1 në fushën e Kairat Almaty.

Në sfidat e tjera, Zorya mundi 2-0 CSKA Sofian, Gent barazoi 1-1 me Partizan Beograd dhe LASK mposhti 2-0 Alashkert./Ora News/.