Arsenali “djeg” Juventusin, arrin akordin me Fiorentinën për Dusan Vlahoviç
Dusan Vlahoviç do të largohet nga Fiorentina. Sulmuesi serb ka prishur raportet me drejtuesit e klubit Italian të cilët i ofruan rinovimin që nuk e pranoi.
Në një situate të tillë ai do të shitet në Janar, dhe sigurisht për ofertën më të mirë që do të vijë për bomberin serb.
Juventusi prej kohësh kërkon një sulmues dhe ka shënjestruar pikërisht 21-vjeçarin për të përforcuar sulmin por ka një handicap të vogël pasi nuk ka para shumë për të shpenzuar që në Janar.
Vlahoviç është në radarët e shumë klubeve të mëdha dhe Arsenali duket se ka bërë një hap përpara drejt goditjes së madhe.
“Sky Sport” në Itali shkruan se pas një takimi të fundit mes drejtuesve të klubit anglez dhe Fiorentinës, është arritur akordi për një shumë rreth 80 mln Euro për sulmuesin, ku përfshihen edhe bonuset.
Në një situate të tillë, Juventusit i mbetet vetëm të shpresojë që Vlahoviç të refuzojë Arsenalin!/Ora News/.
