Habit Wanda Nara, publikon foto të ish bashkëshortit Maxi Lopez!
Wanda Nara vijon të çudisë me veprimet e saj fansat dhe të apasionuarit e lajmeve gossip. Agjentja dhe bashkëshortja e Mauro Icardit, me të cilin janë shumë pranë ndarjes.
Dihet botërisht që Wanda la Maxi Lopez për t’u lidhur dhe fejuar me ish shokun e burrit, Mauro Icardi por sot ajo ka bërë diçka që i ka habitur të gjithë.
Ajo ka postuar një foto të ish bashkëshortit, Maxi Lopez me të cilin ka patur zënka të forta më parë dhe kohët e fundit duket se kanë bërë paqe, të paktën për hir të fëmijëve të tyre.
34-vjeçarja ka shoqëruar foton me dy emotion, atë të zemrës dhe të duarve të bashkuar në shenjë lutjeje dhe ka një arsye.
Ajo vlerëson ish bashkëshortin për atë që po bën këtë periudhë për fëmijët duke qenë se ajo po kalon një periudhë të vështirë. Maxi Lopez ndodhet në Paris dhe ka marrë fëmijët ndërsa Wanda po përpiqet t’i jape një herë e mirë zgjidhje problemeve me Icardin, që do të jetë divorci!./Ora News/.
