Video/ Napoli përmbys Legian e shqiptarëve në Europa League, kualifikohet Lyoni

Napoli merr në dorë fatin e kualifikimit në Europa League. Pas një nisje jo të mirë, të kaltërit e Spallettit morën një fitore të rëdësishme 4-1 në transfertën ndaj Legias së Varshavës ku luajnë tre shqiptarët, Muçi, çelhaka dhe Lirim Kastrati. Në fakt dy sulmuesit u aktivizuan me Muçin që u fut në pjesën e dytë por Napoli pasi pësoi golin e parë, përmbysi në pjesën e dytë me golat e Zielinskit, Mertens, Lozanos dhe Ounas sukses që i jep kryesimin në Grupin C.

Ndërkohë Lyoni bëhet ekipi i parë që siguron kualifikimin për më tej pas fitores 3-0 në shtëpi ndaj Slavia Prague. Xherdan Shaqiri ishte titullar dhe nuk shënoi por golat u realizuan nga Islam Slimani në 61’ e 63’ dhe Ekambi. Po në Grupin A, Brondby ndali Rangers në barazim 1-1 në Danimarkë.

Në Grupin B, Monaco ruajti kryesimin me barazimin pa gola ndaj PSV teksa edhe Sociedad u ndal në barazim 1-1 me Sturm Graz.

Në Grupin D, Olympiacos u mund në shtëpi 1-2 nga Eintracht Frankfurt me gjermanët të ruajnë kryesimin dhe janë pranë kualifikimit direkt.

Në Grupin E, Galatasaray edhe pse barazoi 1-1 me Lokomotivën e Moskës, mban kreun me 8 pikë duke lënë pas Lazion dhe Marseille.

Në Grupin H, West Ham u ndal në barazim 2-2 në transfertën me Genk dhe është vetëm një pike larg kualifikimit më tej.