Video/ Mainz mbetet në zonën e Europës, i merr 1 pikë rivalëve të Gladbach
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2021, 22:34
Java e 11 në Bundesliga nisi me një barazim 1-1. Mainz priti në shtëpi një ekip në formë si Borussia M’Gladbach me të cilët nuk arriti të fitonte por shamngu humbjen duke qëndruar në zonën e Europës.
Ishte Neuhaus që kaloi miqtë në avantazh në minutën e 38’ teksa iu përgjigj Widmer në minutën e 77’ ndërsa Mainzi rrezikoi edhe të shënonte disa herë në portën e kundërshtarëve.
Gjithsesi, Gladbach vijon të jetë i paqëndrueshëm, mund Bayernin 5-0 dhe ndalet me Mainz por edhe ata janë pranë zonës së Europës me 15 pikë./Ora News.
