Kosova me medalje bronzi në Xhudo në Europianin për 23-vjeçarët

Nuk ka aktivitet ndërkombëtar të Xhudos që Kosova të mos fitojë një medalje. E radhës për dardanët është në Europianin U23 të Xhudos që po zhvillohet në Budapest të Hungarisë dhe ku Flaka Loxha arriti të merrte medalje bronzi.

Xhudistja dardane arriti të fitonte tre takime dhe të dorëzohej në fund ku gjithsesi i dha medalje Kosovës, atë të vendit të tretë në këtë Europian.

Për të arritur te medalja e bronzit, Flaka Loxha mundi rivalen nga Turqia, Hasret Bozkurt në kategorinë deri në 57 kg.

Po sot në këtë kompeticion kanë garuar për Kosovën edhe Erza Muminoviq e Laura Fazliu, të cilat u eliminuan që në raundin e parë./Ora News/.