Zbulohet skema e mashtrimit të Micro Credit Albania, RTV Ora zgjidh problemin e qytetarit

Investigimi i RTV ORA tregoi me zë dhe  figurë se si shantazhohen qytetarët  nga Micro Credit Albania për të paguar  kredi që i kanë shlyer prej vitesh. Pa i pajisur qytetarët me asnjë lloj dokumenatcioni se janë debitorë  Micro Credit  i bën presion  me letra pa firmë dhe vulë se do t’i çoje në dyert e Gjykatës.

Gazetarja: I ka shkuar zotërisë kjo letër, kush e ka dërguar? Emër, mbiemër, firmë, vulë, e kujt është kjo letër?

Micro Credit Albania: Është institucioni Micro Credit Albania.

Gazetarja: Personi? Kush e dërgon?

Micro Credit Albania: Kjo është pa emër, mbiemër.

Qytetari: Po më jep kontratën që të kam kërkuar, që e ke blerë ti.

Micro Credit Albania: Bëje kërkesën me shkrim.

Gazetarja: E kam bërë, s'kemi përgjigje. Kërkoni 4 milionë lekë për një gjë që e ka paguar.

TV ORA nuk e la me kaq ndjekjen e kësaj problematike. Micro Credit Albania pretendon se i ka blerë Bankës së Tirana kredinë e shtetasit me iniciale F.B dhe i kërkon qytetarit që t'i paguajë 4milion lekë te vjetra. 

Gazetarja e RTV ORA iu drejtua Bankës Tirana për të pyetur nëse qytetari  është debitor te kjo Bankë, për më tepër a është bërë shitja e kredisë te MCA?

Në kthimin e përgjigjes Banka e Tiranës  na bën me dije se qytetari nuk është debitor, për më tepër nuk i ka shitur kredi MCA.

Qytetari: Banka e Tiranës na solli përgjigjen që ne e kemi shlyer kredinë dhe nuk i kemi më asnjë detyrim MCA që më kërkonte 4 milionë e 70 mijë lekë për këtë kredi që kisha shlyer. Ata gjatë  4 vjetëve kishin bërë presion ndërkohë që unë nuk i kisha asnjë detyrim. Falë këmbënguljes së Ora News ne arritëm të marrim informacionin e saktë edhe te Micro Credit që nuk i kishim asnjë detyrim. Falenderoj televizionin Ora News që u bë vëlla me mua në shqetësimin tim.

Po kush është Micro Credit Albania e cila shqetëson në këtë formë qytetarët?  

MCA është një institucion financiar jo bankar  licensuar nga Banka e Shqipërisë. Edhe institucioni qendror i bankave  pretendon se ushtron kontrolle mbi MCA, por faktet nxjerrin zbuluar të kundërtën.