OBSH lançon fushatën antigrip dhe masat kundër COVID-19, vlerëson ecurinë e vaksinimit në Shqipëri

Fushata e vaksinimit kundër gripit në Shqipëri filloi më 23 tetor. Fushata synoi vaksinimin e punonjësve të kujdesit shëndetësor e më pas vijoi tek të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe gratë shtatzëna.

Ndërkohë ditën e sotme, Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerësoi ecurinë e vaksinimit ndaj gripit stinor dhe atë kundër COVID-19 në Shqipëri.

OBSH sot lançoi fushatën antigrip dhe masat kundër COVID-19 në vendin tonë, në një konferencë të mbajtur sot në Kopenhagen

“Vendi iu bashkua Partneritetit për Prezantimin e Vaksinave të Gripit (PIVI) në vitin 2016, por edhe para kësaj, Shqipëria kishte një program kombëtar të vaksinës kundër gripit, të financuar nga qeveria për punonjësit e kujdesit shëndetësor. Që nga anëtarësimi në PIVI, programi i vaksinimit i Shqipërisë është zgjeruar duke përfshirë më shumë punonjës të kujdesit shëndetësor, si dhe për të vaksinuar të rriturit me kushte themelore shëndetësore, gratë shtatzëna, të moshuarit dhe grupet e tjera të synuara”, shprehet OBSH.

OBSH thekson se “programi i vaksinimit kundër gripit në Shqipëri ka përparuar gjatë viteve të fundit dhe përfshirja e vaksinimit nga punonjësit e kujdesit shëndetësor është shumë e lartë”.

Në Shqipëri fillimisht erdhën 35 000 mijë vaksina, ndërsa këtë pritet të mbërrijnë rreth 200 mijë vaksina të reja kundër gripit dhe të shpërndahen menjëherë në të gjitha qendrat e shëndetit publik.