“Haaland nuk luan më këtë vit, pak shanse që të zbresë në fushë”

Borussia Dortmund nuk merr lajme inkurajuese nga infermieria. Ylli i ekipit, Erling Haaland duket se e ka mbyllur me futbolin për vitin 2021.

Dr. Sportiv, Zorc tha se pak ditë më parë se sulmuesi mund të rikuperohet për disa ndeshje para fundvitit por ndryshe e shikon i ati i bomberit norvegjez i cili jep lajme të zymta për tifozët.

“Do të ishte një avantazh nëse ai mund të luante disa ndeshje para Krishtlindjeve, por kjo ka shumë pak gjasa të ndodhë. Erling po bën relativisht mirë në fazën e rikuperimit, sipas rrethanave ai do të jetë jashtë lojës për një kohë të gjatë. Do të shikojmë se si ai evoluon nga dita në ditë rikuperimi i tij”, deklaroi i ati i sulmuesit, Alf-Inge.

Nëse konfirmohen fjalët e tij, Haaland do të humbasë edhe 9 ndeshje të tjera deri në fund të vitit aktual, 2 në Champions dhe 7 në Bundesliga. Do të jetë një problem i madh pasi verdhezinjtë do të kenë ndeshje direkte me Leipzig, Wolfsburg dhe klasiken me Bayern Munchen më 4 Dhjetor./Ora News/.