Inter dhe Barella një hap larg rinovimit, ja shifrat. Më pas Brozoviç

Interi mori një fitore të rëndësishme në transfertën me Tiraspol duke vënë në shina kualifikimin drejt fazes tjetër në Champions. Dy nga lojtarët më të mire në fushë ishin Barella dhe Brozoviç me këtë të fundit që bëri golin e pare dhe jo më kot, janë këta dy lojtarë prioritet për drejtuesit për të zgjatur kontratat e tyre.

I pari që është më pranë firmës është Nicolo Barella për të cilin e pranoi edhe Dr. Sportiv, Ausilio i cili deklaroi se negociatat janë në fazën finale dhe akordi është për një kontratë të gjatë deri në vitin 2026. Me të hedhur firmën, vitin e ardhshëm, Barella projektohet të bëhet edhe kapiteni i Interit teksa paga e tij do të jetë 5 mln euro Neto në sezon.

Me të mbaruar me mesfushorin Italian, drejtuesit do të përqëndrohen te bisedimet me Broziviç të cilit I skadon kontrata në verën e ardhshme.

Prokurorët e Broziviç kanë shtyrë takimin e fundit dhe për të kanë nisur të interesohen klube të mëdha si PSG e Man. United ndaj dhe do të jetë më e vështirë për të arritur te një akord me kroatin./Ora News/.