Zbulohen gjurmë uji në galaktikën më të largët
Gjurmë uji janë zbuluar në një galaktikë të madhe të universit të hershëm. Ky është zbulimi më i largët i ujit në formë molekulare deri më sot në një galaktikë që “lind” yje.
Vëzhgimet u bënë me teleskopin ndërkombëtar ALMA në shkretëtirën Atacama të Kilit dhe studiuesit bënë para-publikimin përkatës në arXiv, më pas një botim në revistën astrofizike "The Astrophysical Journal".
#BreakingNews Water in another Galaxy!
— ALMA Observatory at Home???? (@almaobs) November 3, 2021
In SPT0311-58, about 12.88 billion light years from Earth.
???? Left: Composite image of the dust continuum and the molecular lines of H2O ???? and CO.
⬇️https://t.co/Qq5hmEZi0g pic.twitter.com/fNHELA0b1O
Molekulat e ujit, së bashku me monoksidin e karbonit, u zbuluan në çiftin galaktikë SPT031-58 (i cili ndoshta është në proces bashkimi) afërsisht 12.88 miliardë vite dritë nga Toka, në një kohë kur universi ishte vetëm 780 milionë vite drite larg.
Kjo galaktikë e dyfishtë ka masën më të madhe nga çdo galaktikë e njohur e asaj periudhës së hershme. Uji është molekula e tretë më bollëk në univers pas hidrogjenit molekular dhe monoksidit të karbonit./Ora News/

