Foto/ Rama mbërrin i buzëqeshur në Beograd, Vuçiç do shtrojë darkë për kryeministrin
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur në Beograd mbrëmjen e sotme, 3 nëntor.
Mësohet se Vuçiç do të shtrojë sot një darkë për Ramën dhe Dimitrovin.
Në takim pritet të marrë pjesë edhe kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, i cili po përfundon vizitën zyrtare në Serbi.
Ditën e nesërme, kryeministri pritet të takohet me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov.
Takimi, i cili do të mbahet në kuadër të nismës për bashkëpunim të "Ballkanit të Hapur", do të zhvillohet në Pallatin e Serbisë, njoftoi zyra e shtypit presidenciale.
Vuçiç, Rama dhe Dimitrov do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media në orën 11:30, thuhet në deklaratë.
Rama është pritur në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit nga ministri i Jashtëm Nikola Selakoviç.




