'5 Maji' vijon protesta kundër prishjes së banesave, banorët - Veliajt: Mashtrues, i kemi me djersë

Banorët e zonës ‘5 Maji’ kanë dalë sërish në protestë ku kundërshtojnë prishjen e banesave.

Për mikrofonin e Ora Neës ata shprehen se banesat nuk janë prekur nga tërmeti dhe për këtë arsye sipas tyre nuk kanë pse të shemben. Ata thonë se Bashkia u ka lënë 5 ditë afat për të dalë nga banesat dhe për t’u shpërngulur.

“Kam marrë njoftim për bonus qiraje dhe një kontratë. Aktulisht nuk është takuar asnjeri me ne. Na çojnë fjalë si ushtar  dhe na thonë hajdeni dhe firmosni. Banesat tona nuk janë prek nga tërmet. Veliaj doli sot dhe tha ca përralla. Shikoni ant-marrëveshje, njerëzit e Bashkisë po bëjnë paçavure. Marrëveshja nuk është e rregullt. Të tjerëve u ka ardhur afat për 5 ditë që të dalin nga shtëpitë.”- shprehet qytetari.

Teksa përplasen me Bashkinë, disa banorë të tjerë kanë dalë në shtëpi me qira, por edhe gjetja e tyre ka qenë e vështirë pasi çmimet e tyre janë shumë të shtrenjta.

“Kam dalë me shtëpi me qira, një kalvar i gjatë për të gjet shtëpi me qira. Janë shumë të shtrenjta, janë 300 euro.” – shton një tjetër.

Ndërkohë një tjetër banor Kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj e ka konsideruar mashtrues.

“Mua nuk më ka dalë emri për prishje, por dua t’i them mashtruesit fiqve që ne nuk jemi në kasolle. Unë në hipotekë kam 510 metra ndërtim, kam edhe disa të tjera që për fajin tuaj nuk kanë dalë. Mashtruesi i vetëm është Erion Veliaj. Po jurish njerëzve edhe kasollen. Je legen. Shtëpitë i ke prish, kanë qenë shtëpi të ndërtuara me djersë, ti nuk e di se çfarë është djersa se pse ta ka bërë dasmën mami. Ju kemi parë se sa të besueshëm. Njeriu më mashtrues është Erion Veliaj.”-thotë një banor.

“ Ne do të vazhdojmë protestën, kam prindërit e mi aty. S’ka shanse që Veliaj të bëjë sipas qejfit.”