Gjokutaj: Buxheti synon rimëkëmbje të borxhit publik, vijmë pas një viti pandemik dhe elektoral

Në Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, Eduart Gjokutaj, ekspert ekonomie  u shpreh se Buxheti synon rimëkëmbje dhe një konsolidim të borxhit publik me një paketë fiskale të kujdesshme në raport me të ardhurat dhe shpenzimet.

Ai tha se buxheti i shtetit nuk është vetëm për qytetarin, por mundohet që të futet në një trajektore të borxhit që po rritet.

Gjokutaj: Buxheti synon rimëkëmbje dhe një konsolidim të borxhit publik me një paketë fiskale të kujdesshme në raport me të ardhurat dhe shpenzimet. Shpenzimet janë treguar të kujdesshme për tu futur në ato kanale të llogaritura. Ne vijmë pas një viti elektoral.

Buxheti nuk është vetëm për qytetarin, por mundohet që të futet në një trajektore të borxhit që po rritet. Edhe marrja e eurobondit është pikërisht për shtrenjtimin e çmimin dhe inflacionin. Po ashtu pritet që të ketë edhe rritje të normave të borxhit.