Tragjedi/ Shembet pallati 22-katësh, të paktën 6 viktima. Vazhdon lufta për gjetjen e të zhdukurve nën rrënoja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Nigeri të Afrikës.

Një ndërtesë 22-katëshe është shembur, ndërsa ishte në rikonstruksion e sipër, njoftoi sot kreu i shërbimit të menaxhimit të fatkeqësive të vendit.

Si rrjedhojë të paktën 6 persona kanë vdekur, dhe dhjetërra të tjerë rezultojnë të zhdukur nga shembja e pallatit 22-katësh.

Tragjedi/ Shembet pallati 22-katësh, të paktën 6 viktima. Vazhdon

Sipas zyrtarit, Olufemi Oke-Osanidolou , operacioni i kërkim-shpëtimit vazhdon. Ndërtesa pallati  u shemb mesditën e djeshme (1 tetor).

Shkaku i shembjes nuk është përcaktuar ende nga autoritete përkatëse.

Ndërkohë, autoritetet lokale kanë urdhëruar një hetim për shembjen dhe janë zotuar të bëjnë publik raportin përfundimtar.

Tragjedi/ Shembet pallati 22-katësh, të paktën 6 viktima. Vazhdon

Femi Adesina, një këshilltare e posaçme e presidentit Muhammadu Buhari, tha se presidenti "ngushëllon familjet që kanë humbur të dashurit".

Shembjet e ndërtesave nuk janë të rralla në Nigeri , vendi më i populluar i Afrikës, ku shpesh shkelen rregullat e ndërtimit./Ora News/