Video/ Biden merr "një sy gjumë" në Konferencën për Ndryshimet Klimatike
Një video e Presidentit Biden që shihet teksa e zë gjumi në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike 2021 po bëhet virale në rrjet.
78-vjeçari Biden – i cili paralajmëroi pjesëtarët e shërbimit ushtarak këtë verë se zyrtarët e lartë të Pentagonit e konsiderojnë ndryshimin e klimës si “kërcënimin më të madh” për sigurinë kombëtare të Amerikës në vitet e ardhshme – u ul me krahët e tij të kryqëzuar ndërsa e zë gjumi.
Video është shpërndarë nga gazetari i Washington Post, Zach Purser Brown.
"Biden duket se bie në gjumë gjatë fjalimeve hapëse të COP26," shkroi Purser Broën në përshkrimin e videos.
Biden u pa gjithashtu duke fshirë sytë dhe videoja u bë shpejt virale, me shumë persona që talleshin me Presidentin që u shfaq duke marrë një sy gjumë të shpejtë.
