Ishte vaksinuar me dy doza/ Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë infektohet me Covid, ja kur u takua me Biden

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha të dielën ( 31 tetor) se  ka rezultuar pozitive me Covid-19. Psaki, e cila është plotësisht e vaksinuar, tha se po kalon vetëm simptoma të lehta.

Në një deklaratë, ajo tha se nuk kishte pasur kontakte me zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë që nga e mërkura, katër ditë para se të rezultojë pozitive.

Ajo u takuam me Biden për herë të fundit të martën e kaluar, ndërsa mbanin maska ​​dhe ishin larg nga njëri tjetri.

Për këtë arsye nuk ka gjasa që Psaki të ketë infektuar Biden me Covid-19, thanë disa mjekë.

Shtëpia e Bardhë kishte njoftuar herët në mëngjes të enjten se Psaki nuk do të udhëtonte me Biden në samitin e G-20 në Romë për shkak të një emergjence familjare.

Ajo emergjencë, tha ajo të dielën, ishte se anëtarët e familjes së saj kishin rezultuar pozitivë për Covid-19.

Psaki nuk është sekretari i parë i shtypit i Shtëpisë së Bardhë që infektohet me COVID. Gjatë administratës Trump, përpara se vaksinat të ishin në dispozicion, paraardhësja e saj Kayleigh McEnany rezultoi pozitive, ashtu si presidenti, zonja e parë dhe shumë zyrtarë dhe ndihmës të Shtëpisë së Bardhë.