Video/ Derbi bask është një dramë, Sociedad i dhuron pikë Bilbaos
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2021, 22:59
Në Spanjë vijon të kryesojë Real Sociedad. Ekipi i Alguacil kishte çdo gjë në dorë për të marrë një tjetër fitore që do të kishte një vlerë të dyfishtë pasi luhej derbi me rivalët e Bilbaos por e hodhi poshtë fitoren me duart tyre, ose më saktë me duart e portierit Remiro.
Në fakt ishte Sociedad që po bënte më mirë dhe në 57’ me anë të një penalltie kaloi në epërsi dhe më pas dalja me të kuq e Martinez duket se po shkonte çdo gjë mirë për vendasit.
Në 91’ në një goditje dënimi, e fundit ndoshta e takimit, Iker Muniain lëshon një predhë që portieri Remiro në mënyrë fatale e prek por nuk e ndalon të shkojë drejt rrjetës.
1-1, një derbi i zjarrtë që e çon Sociedad në vend të parë vetëm 1 pikë më shumë se Real Madrid dhe Sevilla./Ora News/.
