Aksident në Durrës, "Audi" përplaset me "Golfin" , plagosen 4 persona

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Shijak-Hardhishte, ku si pasojë 4 persona kanë mbetur të lënduar.

Policia e Durrësit bën me dije se mjeti tip "Audi" me drejtues shtetasin E. P., është përplasur me mjetin tip "Golf" me drejtuese shtetasen O. Ç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe 3 pasagjerë të tjerë që ndodheshin në mjetin tip "Glof".

Të katër të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.