I dha goditjen e radhës me Egnatian, Telushi: Partizani është fanellë e madhe dhe ka në fushë lojtarë të vegjël

Bruno Telushi luajti sot përballë ish-ekipit të tij, Partizanit. 

Me Egnatian mesfushori shqiptar i dhë goditjen e radhës të kuqve, që tashmë po thellojnë krizën e tyre.

I ftuar në një lidhje direkte me emisionin “Ora Sport“ në “Ora TV“, Telushi tregon edhe problemin se ku çalon Partizani. Sipas tij ky klub përfaqëson një fanellë të madhe, por në fushë luan me lojtarë të vegjël.

“Dua ti bie pak shkurt pjesës së Partizanit. Kam një vit e gjysmë që kam ikur dhe vazhdoj pyetem për Partizanin. Partizani është një fanellë e madhe dhe kanë fushë lojtarë të vegjël. Ky është problemi Të them të drejtën Partizani është një ekip i madh, ekip legjendë. Çdo lojtar e ka krenari të veshi atë fanellë. Egnatia deri tani ka bërë një fillim të mbarë. Pritej nga ne futbollistët dhe stafi. Presidenti është një njeri që e do shumë atë punë që bën."- shprehet ai.