Video/ West Ham ëndrron Championsin, bind ndaj Aston Villas
West Ham arrin fitoren e tretë radhazi në Premier League. Skuadra e drejtuar nga David Moyes po bën një kampionat fantastic deri tani duke sulmuar majat e renditjes. Në transfertën sot ndaj Aston Villas, Hammersat triumfuan me rezultatin 4-1 që e çon në zonën Champions.
Ben Johnson shënoi për miqtë fillimisht në Ben Johnson ndërsa Watkins barazoi në 34’. Gjithmonë në pjesën e parë, Rice pas 4 minutash kaloi përsëri në avantazh West Ham që më pas nuk u ndal më duke shënuar edhe 2 herë të tjera në pjesën e dytë me Fornals dhe Bowen.
Ndërkohë në sfidën tjetër Leeds mori një fitore të rëndësishme që e largoi nga fundi i tabelës pasi mundi 2-1 Norwichin e vendit të fundit. Ishin Raphinha dhe Rodrigo autorët e golave që i dhanë 3 pikët skuadrës së Bielsas./Ora News/.