Në autobus vetëm me 'pasaportë', nga 1 Nëntori dokumenti duhet i personalizuar me fotografi

Që nga data 1 Nëntor çdo abone do të jetë me një fotografi dhe me emrin e personit që do ta mbajë. 

Këto janë rregullat e reja për abonetë të cilat tashmë kanë hyrë në fuqi. Këtë fund muaji në kioskat ku ato shiten është afishuar njoftimi për formatin e ri te dokumentit bashkë me te dhënat që duhet të kenë me vete qytetarët.

Duhen karta e identitetit dhe fotografi personale. Vendim ky qe ka ngjallur pakënaqësi.

“Nuk flet njeri nuk flet kush. Këtu vihet emri dhe karta e identitetit. Pse mos të udhëtojë djali dhe gruaja me këtë abone. Nuk ka funksion ndryshimet që bëhen. Populli është i varfër, rrogat janë mizerje.”- shprehen qytetarët.

Sipas udhëzimit, abonetë mund të blihen vetëm në kioskat pranë stacioneve të autobusëve dhe në asnjë pikë tjetër siç ndodhte dikur. Ligji për dokumentin e personalizuara është miratuar nga kuvendi ne maj te këtij viti.