Influencueses së Instagramit i vdes babai, por ajo bën foto me arkivolin e hapur

 

Ka disa vende dhe raste ku është më mirë të mbash telefonin larg dhe të ndalosh të gjitha aktivitetet e blogimit apo rrjeteve sociale.

Një funeral është një rast i tillë. Kjo është pikërisht arsyeja pse influencuese, Jayne Rivera, nga Florida, është kritikuar rëndë.

Javën e kaluar ajo postoi foto të saj në funeralin e babait të saj, duke pozuar para aparatit fotografik pranë arkivolit të hapur.

Ajo shkruante pranë fotos: "Fluturo fluturo larg. Rip Papi ti ishe shoku im më i mirë. Një jetë e jetuar mirë."

Raportet thanë se postimi i saj përfshinte edhe hashtag #dadless.

Pas një reagimi të madh nga përdoruesit që e kritikuan atë për pandjeshmëri dhe mungesë respekti, ajo çaktivizoi llogarinë e saj në Instagram.

Influencueses së Instagramit i vdes babai, por ajo bën foto me