Festohet 98-vjetori i Republikës së Turqisë, në pritjen e ambasadës Kim dhe përfaqësues të shtetit shqiptar

U kremtua të premten në Tiranë 98-vjetori i krijimit të Republikës se Turqisë. Diplomati turk, Murat Ahmet Yoruk, theksoi në fjalën marrëdhëniet e mira mes dy shteteve teksa solli në vëmëndje mbështetjen e Turqisë ndaj shqiptarëve në ditët e vështira të tërmetit dhe pandemisë.

Në Tiranë u kremtua të premten 98-vjetori i krijimit të Republikës se Turqisë.

Në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada turke ishin të pranishëm Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim, përfaqësues të trupit diplomatik dhe shtetit shqiptar.

Diplomati turk, Murat Ahmet Yoruk, theksoi në fjalën marrëdhëniet e mira mes dy shteteve teksa solli në vëmëndje mbështetjen e Turqisë ndaj shqiptarëve në ditët e vështira të tërmetit dhe pandemisë.

"Ashtu si premtoi presidenti, Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministri Rama, në vetëm 68 ditë u ndërtua dhe u përurua një spital rajonal në Fier. Gëzohemi kur shohim se mjekët turq po transferojnë ekspertizën e tyre tek mjekët shqiptarë të këtij spitali. Më tej, në përputhje me udhëzimet e Presidentit tonë, pothuajse ka përfunduar ndërtimi i 520 shtëpive për viktimat e tërmetit shkatërrues të dy viteve më parë".

Numri i lartë i të rinjve që studiojnë e punojnë në Turqi për ambasadorin Murat Ahmet Yoruk është tregues se miqësia e ngushtë mes dy vendeve do të trashëgohet ndër breza.