PSG në alarm, Mbappe dhe Messi mungojnë në stërvitje. Ka pikëpyetje për argjentinasin
Te Paris Saint Germain ka mungesa të mëdha për Pochettinon. Teksa Marco Verratti, Sergio Ramos dhe Leandro Paredes vijojnë të jenë jashtë për probleme fizike, sot janë njoftuar dy mungesa të tjera edhe më të rëndësishme.
Lionel Messi dhe Kylian Mbappé nuk morën pjesë në stërvitjen e PSG-së mëngjesin e kësaj të enjte. Për sulmuesin francez, dihet prognoza pasi ende vuan nga një infeksion në vesh por ajo që shqetëson më shumë është Messi.
Arsyeja e mungesës së argjentinasit në stërvitje mbetet për t’u përcaktuar dhe nuk përjashtohet të ketë rishfaqur problemet fizike që e ndalën në javët e para tê kampionatit.
Me shumë mundesi, të premten në duelin ndaj Lille, kampionëve në fuqi do të mundojnë të gjithë emrat e mësipërm me Pochettinon që do të mbështetet te Icardi, Di Maria dhe Neymar teksa ështê rikthyer nga pezullimi mbrojtësi Hakimi./Ora News/.


