Barcelona shkarkon Ronald Koeman
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Tetor 2021, 00:43
Durimi i Barcelonës merr fund. Bordi drejtues katalanes vendosi sot shkarkimin nga detyra të Ronald Koeman pas humbjes 1-0 ndaj Rayo Vallecano
Pas muajsh spekullime, sa i takon të ardhmes së tij, humbja nga Real Madridi të dielën e kombinuar dhe humbjen e sotme i dha fund çdo dileme
Marca ka mësuar se Koeman nuk do të jetë më në krye të Barcelonës, dhe vendimi u mor shumë shpejt pas humbjes.
Rayo Vallecano kishte 19 vite pa fituar kundër Barcelonës.
Katalanasve tani u duhet të gjejnë një zëvendësues të hollandezit, sa më shpejt të jetë e mundur.
