Koeman u shkarkua në avion, Xavi Hernandez i përzgjedhuri te Barça
Ishte ora 00:15 kur Barcelona njoftoi zyrtarisht shkarkimin e Ronald Koeman. Trajneri holandez në ato momente ishte në avion me skuadrën duke u rikthyer nga transferta me Vallecanon që rezultoi fatale për fatin e tij në krye të ekipit spanjoll.
Vendimi për shkarkimin e tij ishte logjik, pas 3 humbjeve në në 4 ndeshjet e fundit dhe vendit të nëntë në La Liga, nuk kishte më justifikime për trajnerin.
Edhe pse kohë më pare, jo shumë larg, Laporta konfirmoi se do ta mbante trajnerin ashtu siç kishte bërë me Rijkaard, por durimit i erdhi fundi pasi me Vallecanon nuk u ka asnjëherë një skuadër e vërtetë.
Gjithsesi, tani Barcelona do të drejtohet nga një legjendë si Xavi Hernandez. Spanjolli është aktualisht në Katar ku drejton Al Sadd por gjithmonë ëndrra e tij ka qenë Barcelona dhe tashmë ai moment ka ardhur.
Ndërkohë deri në zyrtarizimin e tij, Sergi Barjuan, trajneri i ekipit të të rinjve do të drejtojë Barcelonën pas largimit të Koeman./Ora News/.
