Video/ Reperi i njohur shqiptar sherr me tifozët në një ndeshje futbolli në Gjermani
Reperi i njohur shqiptar përfshihet në një rrahje me tifozët në një ndeshje futbolli në Gjermani
Reperi i njohur shqiptar, Dardan, i cili jeton dhe punon në Gjermani thuhet se është përfshirë në një konflikt masiv gjatë ndeshjes Stuttgart-Koln.
Sipas medieve gjermane, reperi emri i vërtetë i të cilit është Dardan Mushkolaj thuhet se ka qenë në tribunat e tifozëve, kur ka filluar të xhirojë me celularin e tij.
Kur ultrasit e panë që ai po filmonte u acaruan sepse nuk donin që fytyrat e tyre të dilnin para kamerës.
Një grup tifozësh i kanë kërkuar disa herë reperit 24-vjeçar që të mos filmojë, por ai ka vazhduar ta bëjë.
Pasi ai ka refuzuar të mos xhirojë, ka lindur një konflikt ku Dardan së bashku me miqtë e tij janë përzënë nga tribuna e ultrasve.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, mund të shihet momenti kur mes grupeve është zhvilluar konflikti, teksa tek të enjten është bërë identifikimi i reperit shqiptar, që ka qenë pjesë e tyre.
